I solli nga Afrika dhe u shumuan në Kolumbi, enigmë fati i hipopotamëve të Pablo Escobar

Bota

I solli nga Afrika dhe u shumuan në Kolumbi, enigmë fati i hipopotamëve të Pablo Escobar

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:23
Kafshët u futën në vend përmes kontrabandës në bordin e avionëve të drogës së Escobar-it në vitin 1991

Deri në kohën kur vdiq, “mbreti i drogës” në Kolumbi, Pablo Escobar, kishte arritur të drejtojë një pasuri të madhe. Ai la pas shumë prona duke përfshirë ndërtesa, pallate, avionë privatë, helikopterë, makina luksoze dhe piktura të shtrenjta.

Por, ndoshta ekscentriciteti më i madh që ai fitoi në jetën e tij ishte një kopwsht zoologjik, shtëpi e rreth 1.200 kafshëve ekzotike nga e gjithë bota, përfshirë elefantë, strucë, zebra, deve, gjirafa dhe hipopotam që ai i mbajti në fermën e tij private “Hacienda Napoles” në zemër të Kolumbisë.

Kafshët u futën në vend përmes kontrabandës në bordin e avionëve të drogës së Escobar-it në vitin 1991.

Pas vdekjes së tij në vitin 1993, shumica e kafshëve u transferuan në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin, përveç hipopotamëve. Katër hipopotamë, një mashkull dhe tre femra, mbetën sepse nuk mund të kapeshin dhe të transportoheshin.

Mijëra kilometra larg mjedisit të tyre në Afrikë, hipopotamët filluan të shumohen lirshëm në Kolumbinë tropikale.

Tre dekada më vonë, ata kanë lëshuar fermën “Hacienda Napoles” dhe janë përhapur rreth 100 milje në lindje të qytetit Medelin në Departamentin Antioquia, duke u shpërndarë rreth pellgut të lumit Magdalena përderisa popullimi i tyre vazhdon të rritet në vazhdimësi.

Isabel Naudin është drejtoreshë mjekësore e organizatës joqeveritare “Animal Balance”, që përqendrohet në kontrollimin e popullatës së kafshëve pa i hequr qafe ato. Ajo punon për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet për t’u kujdesur dhe për të respektuar këto kafshë të huaja në jetën e kafshëve të egra të vendit.

Megjithëse nuk ka të dhëna të disponueshme, Naudin thotë se me gjasë janë 80 deri në 100 hipopotamë në vend, ndërsa sipas një studimi të fundit nga Instituti Humboldt në dhjetë vite mund të ketë 150 hipopotamë. Ajo thekson se autoritetet kolumbiane nuk e dinë fare se çfarë të bëjnë me ta.

Hipopotamët po ashtu konsiderohen si një nga kafshët më agresive në botë.

Megjithëse hipopotamët nuk i përkasin territorit kolumbian, Naudin thotë se ata kanë qenë në këtë territor për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat