Tentoi të arratiset pasi qëlloi për vdekje një polic, kolegët e të ndjerit në New Mexico i kundërpërgjigjen të dyshuarit – mbetet i vdekur në vend

Bota

Tentoi të arratiset pasi qëlloi për vdekje një polic, kolegët e të ndjerit në New Mexico i kundërpërgjigjen të dyshuarit – mbetet i vdekur në vend

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një video amatore e filmuar nga kalimtarët e rastit në Las Cruces në New Mexico, shfaqin policët që më në fund arrijnë të ndalin të dyshuarin Omar Felix Cueva i cili po tentonte të arratisej.

Cueva qëlloi për vdekje zyrtarin policor Jarrott, pasi ishte ndalë nga ai në një autostradë.

E kur tentoi të arratiset nga autostrada, patrulla tjetër e policisë arritën të ndalin veturën e tij pas shkëmbimit të zjarrit.

Cueva u vra dhe një zyrtar tjetër policor u qëllua me armë në kraharor, por pas trajtimit në spital gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Videoja është filmuar nga një kalimtar rasti që ishte nën anën e kundër të autostradës, ku po dëgjoheshin të shtënat e shumta mes policisë dhe të dyshuarit për vrasjen e policit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat