Izraeli fillon me hapjen e shkollave dhe kopshteve, zbutin masat pas shtatë javëve izolim

Bota

Izraeli fillon me hapjen e shkollave dhe kopshteve, zbutin masat pas shtatë javëve izolim

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Izraeli ka filluar me hapjen e sistemit arsimor pas më shumë se shtatë javë të mbylljes, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shkruan AP.

Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore nga klasa e parë – në të katërt janë hapur në qytetet me nivelin e ulët të infeksioneve, përkatësisht rreth një e pesta e nxënësve i janë kthyer mësimit.

E nxënësit nga klasa e pestë e lartë si dhe ata të shkollave të mesme, ende nuk do të mund të shkojnë nëpër shkolla.

Izraeli ka filluar me lehtësimin e masave pas më shumë se një muaji bllokadë totale, që ishte aplikuar për shkak të rritjes së numrit të madh të COVID-19.

Në Izrael deri më tani janë vaksinuar më shumë se 3.5 milionë qytetarë me vaksinën kundër coronavirusit nga Pfizer, por përqindja e infeksionit vazhdon të jetë e lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat