Morrison merr vaksinën kundër COVID-19, nga nesër fillon vaksinimi masiv në Australi

Bota

Morrison merr vaksinën kundër COVID-19, nga nesër fillon vaksinimi masiv në Australi

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:44
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka marrë vaksinën kundër COVID-19 këtë të diel. Kjo procedurë derisa u realizua u transmetua direkt në televizione, me qëllim për të rritur besimin tek qytetarët sa i përket vaksinës.

Nga e hëna atje do të fillojnë zyrtarisht vaksinimet derisa 60 mijë doza pritet të shpërndahen në javën e parë.

Në Australi të shtunën turma të vogla të njerëzve u ngritën për të protestuar kundër këtij procesi. Pos, Morrison dje vaksinën e morën edhe disa pjesëtarë të stafit shëndetësor.

I pari i Australisë tha se kjo është një pikë shumë e rëndësishme duke shtuar se vaksinimi do të fillojë nga personeli shëndetësor, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat