E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkimin e princit saudit

Bota

E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkimin e princit saudit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:18
Hatice Cengiz

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, ka kërkuar që princi i Arabisë Saudite të ndëshkohet sa më shpejtë për vrasjen e tij.

"Kjo jo vetëm që do të sjellë drejtësinë që kemi kërkuar, por gjithashtu mund të parandalojë akte të ngjashme përsëritëse", tha Hatice Cengiz në një deklaratë, raporton BBC.

Kjo vjen pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, kishte miratuar vrasjen e Khashoggit. Arabia Saudite e ka hedhur poshtë raportin.

Mohammed, i cili është efektivisht sunduesi i mbretërisë, ka mohuar çdo rol në vrasje.

Khashoggi u vra ndërsa po vizitonte konsullatën Saudite në Stamboll, Turqi, në tetor 2018 dhe trupi i tij u copëtua.

Gazetari 59-vjeçar kishte qenë dikur këshilltar i qeverisë Saudite dhe i afërt me familjen mbretërore, por në vitin 2017 shkoi në SHBA.

Nga atje, ai shkroi një kolonë mujore në Washington Post në të cilën kritikoi politikat e princit Mohammed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat