Sekuestrim i lëndëve narkotike në Kili, policia gjen tri tonelata kokainë me fotografinë e Pablo Escobarit

Bota

Sekuestrim i lëndëve narkotike në Kili, policia gjen tri tonelata kokainë me fotografinë e Pablo Escobarit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:06
Pablo Escobari

Autoritetet kiliane kanë bërë të ditur se sot kanë sekuestruar mbi tri tonelata kokainë dhe marihuanë, të mbështjella në letër të bardhë me fotografinë e “mbretit” kolumbian të drogës, Pablo Escobar, shkruan Reuters.

Këto janë pakot e para të “zbukuruara” me Escobarin që janë shfaqur në Kili kanë bërë të ditur autoritetet e këtij vendi, pavarësisht që policia kishte sekuestruar porosi të ngjashme në Honduras në fillim të këtij viti.

“Organizatat kriminale akoma i vënë vulë, diçka karakteristike – me qëllim që të mund ta gjurmojnë dhe të sigurohen që porositë në sasi të mëdha të mbërrijnë në destinacionin e planifikuar”, ka thënë Hector Espinosa, drejtori i përgjithshëm i policisë kiliane.

Aksioni i madh i policisë kiliane ka çuar edhe në arrestimin e gjashtë personave, konfiskimin e 14 veturave, armëve të ndryshme dhe disa telefonave mobil. E policia ka bërë të ditur se “malli” kishte mbërritur nga Bolivia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat