Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

Bota

Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustruese

Si funksionon vaksina e Johnson & Johnson?

Vaksina e Johnson & Johnson është një vaksinë me vektor viral. Për ta krijuar, kërkuesit kanë përdorur si vektor një adenovirus të padëmshëm dhe e kanë zëvendësuar një pjesë të vogël të instruksioneve gjenetike të tij me gene të proteinës spike të Sars-Cov-2, ajo që mundëson të hyhet tek qelizat dhe t’i infektojë ato.

Kur ky adenovirus i modifikuar injektohet, hyn në qelizat e personit që i nënshtrohet vaksinimit. Qelizat lexojnë instruksionet gjenetike dhe prodhojnë proteinën spike, që do të jetë kështu e pranishme në sipërfaqen e tyre. Sistemi imunitar i personit të vaksinuar zbulon kështu këto proteina të huaja dhe prodhon antitrupa që do ta mbrojnë në rast se do t’i ekspozohet Sars-Cov-2.

Vaksina që përdor vektorin adenovirus është e sigurtë, pasi adenovirusi i përdorur nuk mund të replikohet në qelizat njerëzore apo të shkaktojë sëmundje dhe proteina spike të Sars-Cov-2 nuk mund ta shkaktojë Covid-19 pa pjesën tjetër të koronavirusit.

Kjo teknikë nuk është e re. Johnson & Johnson ka përdorur një metodë të ngjashme për të prodhuar vaksinën e tij kundër Ebolës, por edhe vaksina kundër Covid-19 e AstraZeneca-Oxford është një vaksinë me vektor viral që rrjedh nga adenovirusi.

Sa është efikase?

Nga studimet e FDA në Shtetet e Bashkuara ka dalë se kjo vaksinë e Johnson & Johnson ëështë efikase në masën 72% në parandalimin e të gjitha rasteve me Covid-19 dhe në masën 86% në parandalimin e formave akute të sëmundjes. Edhe pse mbetet probabiliteti që një njeri i sëmurë të infektohet, do të kishte shumë mmë pak probabilitet që këta të kenë nevojë të shtrohen në spital apo të vdesin nga Covid-19.

Testime të ngjashme në Afrikën e Jugut, ku mbretëron një variant i ri dhe më infektues, kanë prodhuar rezultate të ngjashme:  kërkuesit kanë zbuluar se vaksina e Johnson & Johnson është lehtësisht më pak efikase – në masën 64% – në parandalimin e sëmundjes në përgjithësi, por megjithatë ka një efikasitet prej 82% në parandalimin e formave të rënda. Raporti i FDA tregon se vaksina mbron edhe ndaj variantit “anglez” dhe atij “brazilian”.

Cilat janë diferencat më vaksinat e tjera?

Diferenca kryesore është se vaksina e Johnson & Johnson është një vaksinë me vektor viral që derivon nga adenovirusi, ndërsa vaksina e Moderna dhe e Pfizer janë të dyja vaksina me Rna lajmëtar (mRna). Këto lloje vaksinash përdorin udhëzimet gjenetike e ardhura nga koronavirusi për t’u thënë qelizave të një personi që të prodhojnë një proteinë spike, por nuk përdorin një virus tjetër si vektor. Veç kësaj ka shumë diferenca praktike.

Të dyja vaksinat e mbështetura mbi mRna kanë nevojë për dy doza. Vaksina e Johnson & Johnson është njëdozëshe, një element themelor kur ka ka mungesë vaksinash. Vaksinat me mRna duhet të transportohen dhe të ruhen në temperatura shumë të ulëta dhe kanë nevojë për një zinxhir kompleks ftohës për t’u shpërndarë në siguri, kurse ajo e Johnson & Johnson mund të ruhet për të paktën 3 muaj në një frigorifer normal, duke ja lehtësuar përdorimin dhe shpërndarjen.

Përsa u përket efikasitetit të ilaçeve të ndryshme, është e vështirë të krahasohen, duke pasur parasysh disa diferenca në fazat e eksperimentimit. Vaksinat e Moderna dhe Pfizer duket se kanë një efikasitet prej rreth 95% në parandalimin e Covid-19, por testimet janë kryer gjatë verës dhe vjeshtës së 2020, përpara përhapjes së variantëve të rinj dhe më infektuese, kundër të cilave tani po u testohet efikasiteti. Eksperimentimet e Johnson & Johnson janë bërë më së vonshmi dhe marrin në konsideratë efikasitetin e ilaçit kundër variantëve të rinj.

Duhet të zgjedhim një vaksinë në vend të një tjetre?

Edhe pse efikasiteti i përgjithshëm i vaksinave të Moderna dhe Pfizer është më i lartë se ai i vaksinës së Johnson & Johnson, është mirë të mos pritet që të mund të zgjidhet se cila vaksina të bëhet, duke qenë se për momentin është ende shumë larg. Vaksina e Johnson & Johnson është efikase thuajse sa ato me mRna në parandalimin e rasteve të rënda dhe është kjo që vërtet ka rëndësi.

Vaksina e Johnson & Johnson dhe vaksina të tjera me vektor viral, si ajo e AstraZeneca, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përpjekjet e vaksinimit global. Nga pikëpamja e shëndetit publik është e rëndësishme të kihen vaksina të ndryshme kundër Covid-19 dhe ajo e Johnson & Johnson është një shtesë e re e dobishme në arsenalin vaksinor. Nuk ka nevojë për ndonjë freezer, gjë që e bën shumë më të thjeshtë për t’u dorëzuar e ruajtur dhe është vaksinë njëdozëshe, një element që thjeshton logjistikën respektivisht asaj të nevojshme kur përdoren dy doza për person.

Për të kufizuar zhvillimin e variantëve të rinj të Sars-Cov-2 duhet të vaksinohet numri më i madh i mundshëm i personave sa më shpejt të jetë e mundur. Johnson & Johnson duhet të dorëzojë rreth 4 milion doza pasi të ketë marrë nga FDA autorizimin e përdorimit të emergjencës. Pasja e një vaksine të tretë të autorizuar në Shtetet e  Bashkuara do të jetë një hap i madh përpara në pplotësimin e kërkesave për vaksinim dhe në ndalimin e kësaj pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat