​Policia spanjolle kap narko-nëndetësen artizanale të trafikantëve

Bota

​Policia spanjolle kap narko-nëndetësen artizanale të trafikantëve

Më: 13 mars 2021 Në ora: 23:39
​Policia spanjolle kap narko-nëndetësen artizanale të trafikantëve

Policia në Spanjë ka sekuestruar sot një nëndetëse të krijuar në mënyrë artizanale, e aftë të transportojë deri në 2 ton droga.

Mjeti nëntë metra i gjatë, i lyer në blu, u zbulua në një magazinë industriale në qytetin jugor të Malaga.

Kapja ishte pjesë e një operacioni të përbashkët me pesë shtete të tjera dhe me agjencinë evropiane Europol.

Policia tha se 52 njerëz u arrestuan në të gjithë Spanjën dhe një masë e madhe kokaine e hashashi i sekuestrua.

Autoritetet shkatërruan gjithashtu një laborator të improvizuar drogash. Policia beson se nëndetësja prej druri dhe fibrash plastike po bëhej gati për trafikimin e drogave, por nuk ishte përdorur ende për herë të parë.

Edhe në vitin 2019 një nëndetëse e ngarkuar me më shumë se 2000 kg kokainë u kap në veriperëndim të Spanjës kur mjeti ngeci në cekësirë. Dy njerëz u arrestuan në të.

Nëndetëset artizanale janë kthyer një transportin e preferuar të trafikantëve për kalimin e drogave nga Amerika Latine në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat