Dhjetëra civilë të pambrojtur u vranë në sulimin në Mozambik

Bota

Dhjetëra civilë të pambrojtur u vranë në sulimin në Mozambik

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Qeveria e Mozambikut ka thënë se dhjetëra civilë u vranë në një sulm këtë javë në qytetin verior të Palma, duke përfshirë shtatë persona kolona e automjeteve të të cilëve u zuri pritë ndërsa përpiqeshin të iknin, transmeton Insajderi.

Omar Saranga, një zëdhënës i forcave të mbrojtjes dhe të sigurisë, u tha gazetarëve të dielën se qindra njerëz të tjerë – vendas dhe të huaj – u shpëtuan nga Palma, një qendër logjistike për projektet ndërkombëtare të gazit në provincën Cabo Delgado, raporton Al Jazeera.

“Një grup terroristësh u futën në … Palma dhe filluan veprime që rezultuan në vrasjen frikacake të dhjetëra njerëzve të pambrojtur”, tha Saranga.

Numri i saktë i njerëzve të plagosur dhe të vrarë, ose ende të pagjetur, mbeti i paqartë, ndërsa shumica e komunikimeve me Palmën janë ndërprerë.

Qyteti me rreth 75,000 njerëz kishte qenë më parë një strehë për njerëzit që largoheshin nga pasiguria dhe dhuna në rritje diku tjetër në provincë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat