Hidhen shishe molotov ndaj qendrës së vaksinimit në Itali

Bota

Hidhen shishe molotov ndaj qendrës së vaksinimit në Itali

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Dy shishe me lëndë djegëse u hodhën ditën e shtunë në drejtim të një qendre vaksinimi në Morelli të Brescias.

Si pasojë e këtij incidenti të rëndë nuk ka persona të lënduar, por dëmi që zjarri ka shkaktuar ende nuk është përcaktuar.

Prokurori Publik i Brescia-s ka hapur një hetim dhe ekipi hetimor po përpiqet të rindërtojë incidentin për të arritur tek autorët duke parë dhe kamerat e sigurisë, të vendosura në rrugë.

Previous:Shpërndarja e vaksinave, OBSH: Koha nuk premton, nuk po sigurojmë dot dozat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat