VOA: Kanali i Suezit në funksionim të plotë

Bota

VOA: Kanali i Suezit në funksionim të plotë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:42
Kanali i Suezit

Të gjitha anijet e bllokuara në Kanalin e Suezit si rezultat i ngecjes së anijes gjigante të transportit Ever Given në mars kanë kaluar tashmë dhe ky korridor i rëndësishëm transporti është përsëri në funksionim të plotë.

Sipas autoriteteve menaxhuese të shtunën kaluan kanalin 61 anijet e fundit nga 422 anije që prisnin në radhë të hënën pasi u zhvendos nga rruga Ever Given.

Linjat e transportit ndërkombëtar u çakorduan ndjeshëm kur anija 400 metërshe ngeci në bregun e kanalit më 23 mars. Ekipeve të specializuara iu desh thuajse një javë që ta nxirrnin nga cekëtira pasi gërryen tabanin e kanalit dhe duke e tërhequr me motorë të fuqishëm.

Të mërkurën autoritetet menaxhuese hapën një proces hetimor për të zbuluar shkakun e ngecjes që e bllokoi kanalin për gjashtë ditë.

“Hetimet po ecin mirë dhe do të na duhen edhe dy ditë për të nxjerrë rezultatet,” tha të premten kreu i autoritetit menaxhues, Osama Rabie, për kanalin televiziv privat, MBC Masr./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat