E çuditshme: Politikani meksikan filloi fushatën nga një arkivol

Bota

E çuditshme: Politikani meksikan filloi fushatën nga një arkivol

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:49
Carlos Mayorga

Një kandidat për Kongresin meksikan nisi fushatën zgjedhore në një arkivol të martën (6 prill) për të nxjerrë në pah mijëra vdekje të vendit nga pandemia e coronavirusit dhe dhuna e lidhur me kartelet e drogës.

Carlos Mayorga, një kandidat i dhomës së ulët për partinë Encuentro Solidario në shtetin verior të Chihuahua, tha se po ju dërgonte një mesazh politikanëve që njerëzit po vdesin “për shkak të indiferencës së tyre”. Mayorga mbërriti brenda një arkivoli me ngjyrë ari në një tubim fushate në një urë midis qytetit kufitar meksikan të Ciudad Juarez dhe El Paso, Texas.

Ai u shoqërua nga ndihmës të veshur me pajisje mbrojtëse personale dhe mbanin buqeta me lule për të tërhequr vëmendjen për numrin e të vdekurve në shtetin meksikan prej më shumë se 200 mijë – një nga më të lartët në botë.

Politikanët “kanë heshtur për nivelet e larta të krimit të organizuar. Ata kanë heshtur për situatën kaotike COVID-19”, tha Mayorga.

Më shumë se 300 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë në luftën kundër drogës në 2006, sipas shifrave zyrtare. Fushata për zgjedhjet afatmesme të qershorit ka sjellë një valë të dhunës politike e cila ka parë 16 kandidatë të vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat