Shpërthen një fabrikë armësh në Izrael

Bota

Shpërthen një fabrikë armësh në Izrael

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë provave në një strukturë ushtarake të prodhimit të armëve në uzinën Tomer në Izrael, por nuk u raportuan viktima.

Shpërthimi ndodhi gjatë testimit të raketës satelitore Ofek dhe llojeve të ndryshme të raketave dhe popullata lokale konfirmoi se u panë kërpudha zjarri dhe tym, si dhe që u dëgjua një shpërthim i fortë, raporton e përditshmja Hareetz.

Fabrika ushtarake Tomer, njoftoi se ishte një provë e kontrolluar pa pasoja të paparashikuara.

Kjo fabrikë ushtarake, e cila gjithashtu prodhon sisteme raketash për përgjimin e caqeve ajrore Erou 4 dhe IDF, ndodhet jo shumë larg vendbanimit dhe bllokut të banimit.

Ndryshe, kujtojmë se shteti izraelit është një prej vendeve që ka armë bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat