E vështirë të thuash të vërtetën! Sot dita ndërkombëtare e medias

Bota

E vështirë të thuash të vërtetën! Sot dita ndërkombëtare e medias

Më: 3 maj 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Dita ndërkombëtare e Lirisë së Medias kremtohet përvit në 3 maj, me qëllimin të sjellë në vëmendje punën e gazetareve e të nxjerrë në pah vështirësitë e mëdha me të cilat ata ndeshen në përpjekjet për të treguar të vërtetën.

Diçka jo fort e lehtë kjo, dhe arsyeja përse reporterët kërkojnë një nivel lirie i cili u garantohet normalisht në kushtetutat e vendeve të ndryshme demokratike në botë si edhe nga deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së. Por si u caktua kjo ditë? Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 3 majin si ditën e lirisë së shtypit në vitin 1993.

Ky hap u hodh pas rekomandimit të bërë në vitin 1991 në sesionin e 26-të të konferencës së përgjithshme të UNESCO-s. Një ditë e tillë ka domethënie të veçantë për komunitetin e gazetarëve nëpër botë, pasi kremton garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së shtypit të lirë përballë sulmeve ndaj tij, krijon mundësinë e diskutimit të etikës mediatike dhe lartëson figurën e reporterëve që humbën jetën në kërkimin e së vërtetës.

Këto ditët e fundit, një studim i realizuar në Delhi tregoi se vetëm gjatë muajit prill, 101 gazetarë që mbulonin pandeminë vdiqën dhe vetë nga Covid 19, shumica e tyre në rajonin e Utar Pradeshit. Në Mianmar, ku po sundon junta ushtarake, gazetarët që dokumentojnë protestat përndiqen e arrestohen. “Unë mund të vdes nesër në rrugë. Mund të më qëllojnë, nuk i dihet ç’ndodh”, i tha CNN-it gazetari Ye Wint Thu, i cili rrëfeu se një burim i veti e kishte paralajmëruar që do ta arrestonin dhe arriti të largohej në kohë. Pavarësisht rrezikut që i kanoset megjithatë, ai është i vendosur të tregojë të vërtetën, ndaj edhe nga arratia, vazhdon raportimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat