‘Muzika qetëson dhimbjen’

Bota

‘Muzika qetëson dhimbjen’

Më: 26 maj 2021 Në ora: 01:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një herë në javë, dhomat e shtëpisë së kujdesit paliativ Jeanne Garnier në Paris, jehojnë nga një tingull tjetër: një violonçel .

Claire Oppert, një violonçeliste koncerti e trajnuar në Konservatorin e Moskës, viziton çdo të premte këtë institucion për të luajtur për pacientët e sëmurë.

“Ndonjëherë ka akoma dhimbje, përkundër morfinës dhe ilaçeve“, tha ajo. “Muzika me të vërtetë ka efekt qetësues”, ka vijuar më tej muzikantja.

 Shumë nga të shtruarit luftojnë me dhimbje fizike, si dhe janë të diagnostikuar me sëmundje të pashërueshme.

Përveç recitaleve javore, 55-vjecarja e ka kthyer në një mision të sajin. Oppert dëshiron të demonstrojë efektet terapeutike të muzikës duke marrë pjesë në studime mjekësore mbi këtë temë.

Personeli mjekësor nuk ka dyshim se pacientët ndihen më mirë. Shpesh herë ata ndihen më të qetë, disa prej tyre emocionohen dhe të tjerë lumturohen.

Oppert ka luajtur për herë të parë kur vizitoi një shtëpi pleqsh me violonçelin e saj dhe që nga ajo ditë ajo nuk u ndal. Tashmë prej një dekade Oppert luan për pacientë të cilët janë në ditët e fundit të jetës dhe rënkojnë nga dhimbjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat