Rusia ia mësyn Arktikut, thotë se do të mbajë ushtrime ushtarake atje

Bota

Rusia ia mësyn Arktikut, thotë se do të mbajë ushtrime ushtarake atje

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Rusia ka thënë se do të zhvillojë ushtrime strategjike ushtarake në Arktik në vjeshtën e këtij viti. Kjo është një shenjë tjetër e synimeve të Kremlinit për ta shtrirë praninë e vet në rajon.

Komanda e Flotës Veriore të Rusisë njoftoi më 1 qershor për ushtrimet strategjike ushtarake për ta kontrolluar gatishmërinë e trupave që shërbejnë në Arktik dhe përreth tij, thuhet në njoftim.

Rritja e qasjes në burime natyrore dhe rrugët ujore në Arktik pas ngrohjes globale kanë nxitur gara mes shteteve për të siguruar qasje dhe ndikim sa më të madh në skajin verior të planetit tonë.

Në kohën kur Moska po mundohet ta zgjerojë ndikimin e saj në Arktik, edhe mosmarrëveshjet ushtarake janë shtuar viteve të fundit. Rusia dhe NATO-ja kanë kryer manovra ushtarake për t’i shfaqur ambiciet e tyre.

Rusia e ka rritur praninë ushtarake në Arktik viteve të fundit, duke dërguar në rajon edhe sisteme të mbrojtjes ajrore, S-400.

Përderisa akulli po shkrihet, Rusia po shpreson që ta rrisë ndikimin e vet ekonomikë dhe ta shfrytëzojë atë pjesë për transportimin ujor të naftës dhe gazit natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat