Qëllohet për vdekje gazetari, autorët e sulmuan teksa po hipte në motor

Bota

Qëllohet për vdekje gazetari, autorët e sulmuan teksa po hipte në motor

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:12
Gustavo Sánchez Cabrera

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Meksikës, ku një gazetar është qëlluar për vdekje në jug të Meksikës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Gustavo Sánchez Cabrera u vra nga disa persona të armatosur, të cilët hapën zjarr ndaj tij, teksa ishte duke hipur në motor.

Sulmi ndodhi në rajonin jugor e Eastmust të Oaxaca. Gustavo Sánchez është gazetari i dytë i vrarë gjatë këtij viti në Meksikë.

Sipas mediave, gazetari më herët  ishte kërcënuar dhe këtë e kishte deklaruar vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat