Rrëqethëse, varka me 20 trupa të pajetë të njerëzve gjendet në Oqeanin Atlantik

Bota

Rrëqethëse, varka me 20 trupa të pajetë të njerëzve gjendet në Oqeanin Atlantik

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 22:57

Rreth një kilometër larg ishujve Grand Turk në Oqeanin Atlantik është gjetur një varkë me 20 njerëz të vdekur, përfshirë fëmijë, kanë njoftuar autoritet e ishujve Turks dhe Caicos.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se hetuesit kanë hedhur poshtë mundësinë e vdekjes së dhunshme, por ende po tentojnë të konstatojnë se çfarë në fakt ka ndodhur.

Siç raporton AP, identiteti dhe prejardhja e viktimave gjithashtu nuk është bërë e ditur, pasi pritet të kompletohet raporti preliminar i hetuesve.

Peshkatarët kishin vërejtur varkën e vogël dhe kishin alarmuar rojet bregdetare, që menjëherë u shfaqën në vendin e ngjarjes duke nxjerrë në breg varkën.

Komesari i policisë, Trevor Botting, ka thënë se varka siç duket ka ardhur nga rajoni jashtë Karaibeve.

E ishujt Turks dhe Caicos shpesh konsiderohen si “magnet” për haitianët e dëshpëruar, që dëshirojnë të ikin nga vendi i tyre i goditur rëndë nga varfëria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat