Miliona njerëz anashkaluan kishën gjatë pandemisë

Bota

Miliona njerëz anashkaluan kishën gjatë pandemisë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Me miliona njerëz që kanë qëndruar të mbyllur gjatë kohës së pandemisë, nuk kanë mundur të shkojnë nëpër vendet e adhurimit.

Në SHBA kanë filluar të bëhen disa hapje, por jo edhe ato të vendeve të cilat njerëzit i shfrytëzojnë për lutje.

Pedagogu i Shkollës së Hyjnisë së Harvardit dhe bashkëpastor i një kishe në Boston tha se ka rrezik se kjo rënie e njerëzve nuk të rikuperohet.

“Organizatat më të vogla me kongregacione të vjetra që luftuan për t’u përshtatur gjatë pandemisë janë në rrezikun më të madh të një spirale në rënie nga e cila nuk mund të rikuperohen”, shtoi ai.

Në kishën New England me kapak të bardhë që kishte hapësirë për qindra njerëz, numri u zvogëlua shumë edhe pasi u bë hapja e saj pas situatës me koronavirus.

Në Virxhinia, Kisha e Mount Clifton përjetoi një fat të ngjashëm. Kisha kishte hapësirë të madhe dhe aty shkonin mesatarisht 100 njerëz në ditë. Ndërsa tani, ky numër ka rënë në 10 deri në 15.

Ndërkaq kisha e vogël e bardhë e ndërtuar në një kodër në Luginën Shenandoah në vitet 1880 mund t’i jepet me qira një kongregacioni tjetër, ose mund të dalë në shitje, për shkak se pas pandemisë, ajo nuk po vizitohet nga askush.

Ndryshe, rreth tre të katërtat e amerikanëve që ndoqën shërbimet fetare personalisht të paktën çdo muaj para pandemisë thonë se ka të ngjarë ta bëjnë këtë përsëri në javët e ardhshme, por tani jo çdo muaj, por më rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat