Metronë e shembur në Mexico City do e ndërtoj njeriu më i pasur i Meksikës

Bota

Metronë e shembur në Mexico City do e ndërtoj njeriu më i pasur i Meksikës

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:37
Metronë e shembur në Mexico City do e ndërtoj njeriu më i pasur i Meksikës

Njeriu më i pasur i Meksikës është zotuar të rindërtojë dhe të paguajë për një segment të linjës së metrosë në Mexico City që u shemb në maj, duke vrarë 26 njerëz.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja,  ka thënë të mërkurën presidenti Andrés Manuel López Obrador.

López Obrador tha se magnati i telekomit dhe ndërtimit, Carlos Slim, ka premtuar të paguajë për rindërtimin nga xhepi i tij dhe ta ketë përsëri në shërbim për një vit.

Një nga kompanitë e tij kishte ndërtuar fillimisht pjesën më të madhe të sektorit ku ndodhi shembja.

“Ai do të marrë përsipër rindërtimin e tërë pjesës, duke qenë i kujdesshëm për të siguruar që ajo të jetë mjaft e sigurt, pa ndonjë kosto për publikun”, ka bërë të ditur presidenti.

Metroja e Mexico City, e cila u shërben 4.6 milionë pasagjerëve në ditë, nuk ka pasur kurrë një gjë që i duhet më shumti: para.

Me çmimet e biletave të mbërthyer në 25 cent për udhëtim, një nga normat më të ulëta në botë, sistemi nuk i është afruar kurrë pagimit të kostove të veta dhe varet nga subvencionet masive të qeverisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat