"Testi i shpejtë në shkolla shmang përhapjen e Covid"

Bota

"Testi i shpejtë në shkolla shmang përhapjen e Covid"

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:08
Ilustrim

Sipas një deklarate të OBSH-së, është i nevojshëm testimi i fëmijëve në shkolla për të shmangur mësimin online dhe përhapjen e Covid-19.

“Muajt ​​e verës u kanë ofruar qeverive një mundësi të artë për të zbatuar një sërë masash që do të ndihmojnë në uljen e nivelit të ndotjes dhe parandalimin e mbylljes së shkollave”, tha Hans Klugge, drejtori i OBSH-së për Europën.

Në një deklaratë të përbashkët me UNESCO dhe UNICEF, Klouge tha se mbyllja e shkollave kishte “një efekt negativ në arsimimin dhe mirëqenien sociale dhe mendore të fëmijëve dhe të të rinjve.

Deri më tani, rekomandohen testet diagnostikuese në shkolla nëse ka rritje të rasteve, por OBSH  ka deklaruar se teste të tilla duhet të kryhen edhe për personat që nuk kanë simptoma.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të privojë fëmijët nga arsimi dhe zhvillimi,” tha Kluge, i cili vazhdimisht u ka bërë thirrje qeverive në rajonin Europian të OBSH-së që të shmangin mësimin në distancë.

Për institucionet e OKB-së, mbyllja e shkollave duhet të konsiderohet mundësia e fundit, vetëm nëse ka një “shpërthim ose transmetim në komunitet që nuk mund të mbahet nën kontroll”. Rastet e Covid kanë shënuar rritje në Europë, pas dhjetë javësh që BE kishte raportuar ulje të rasteve.

“Do të ketë një valë të re në  Europë, nëse ne nuk marrim masat e duhura, ” tha Hans Kluge, sipas të cilit parashikon që varianti Delta do të jetë “dominues” deri në gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat