Studimi i fundit: Johnson & Johnson efektive ndaj variantit Delta

Bota

Studimi i fundit: Johnson & Johnson efektive ndaj variantit Delta

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:49
Johnson & Johnson 

Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka treguar të dhëna shpresedhënëse ndaj variantit Delta dhe llojeve të tjerë.

Provat  treguan se qëndrueshmëria e përgjigjes imune për marrjes së vaksinës zgjati të paktën tetë muaj, duke shtuar se vaksina e saj ishte 85% efektive dhe gjithashtu mund të ndihmonte në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen.

Identifikuar së pari në Indi, Delta po bëhet varianti global mbizotërues i koronavirusit, sipas Organizatës

Ekspertët kanë vënë re edhe një përmirësim të pacientëve që kanë simptoma më të rënda. Ata që morën vaksinën prodhuan antitrupa të fortë neutralizues kundër të gjitha varianteve.

Prodhuesit e tjerë të vaksinave duke përfshirë Pfizer-BioNTech  , Modern dhe AstraZeneca kanë thënë më parë se vaksinat e tyre COVID-19 janë efektive kundër Deltas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat