Ish-deputetja në Australi për ngacmim seksual akuzon ministrin

Bota

Ish-deputetja në Australi për ngacmim seksual akuzon ministrin

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:39
Julia Banks

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka akuzuar një ministër me pretendimin se ai e ka ngacmuar seksualisht. Në një deklaratë Banks u shpreh se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 kur ajo ishte deputete.

Sipas saj një ministër i kabinetit qeveritar që është aktualisht në detyrë, e kishte prekur me duar, te k këmbët gjatë një seance plenare.

Ish-deputetja ka treguar detaje dhe thotë se ngjarja ka ndodhur kur parlamentit i është dashur që të zhvillojë një seancë në orët e vona të mbrëmjes.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje dhe vuri dorën e tij mbi gjurin tim dhe më pas u ngjit ngadalë më lartë dhe më preku kofshën në pjesën e brendshme”, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit, ku në një deklaratë thuhet se nuk kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarje më parë, por kanë thënë se të tilla sjellje janë të papranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat