Pas vrasjes së burrit, zonja e parë e Haitit dërgohet në spitalin e Miamit

Bota

Pas vrasjes së burrit, zonja e parë e Haitit dërgohet në spitalin e Miamit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 10:58
Jovenel Moise

Katër persona të dyshuar janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë arrestuar pasi presidenti i Haitit është vra në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Shefi i policisë Leon Charles tha se policia kishte “bllokuar” një bandë me armë nga skena e sulmit fatal ndaj 53-vjeçarit Jovenel Moise, në kryeqytetin Port au Prince.

Tre oficerë policie u morën peng nga sulmuesit në një moment, por më pas u lanë të lirë. Një numër i paspecifikuar i sulmuesve janë ende në arrati, tha Charles, duke shtuar: “Ata do të vriten ose do të arrestohen”.

Kryeministri në detyrë Claude Joseph, tha se presidenti u qëllua nga një bandë e ‘të huajve që flisnin anglisht dhe spanjisht’ dhe që ishin maskuar si agjentë.

Martine Moise, zonja e parë e Haitit, gjithashtu u lëndua rëndë në sulm – e qëlluar në këmbë dhe krah, dhe e plagosur rëndë në bark dhe dorë – është dërguar me helikopter në Miami për trajtim.

Vrasja erdhi në mes të trazirave politike në Haiti me kundërshtarët e Moise duke u përpjekur ta detyronin atë të hiqte dorë nga detyra, duke pretenduar se mandati i tij pesë-vjeçar ka skaduar.

Moise tha në shkurt se ai mbijetoi një përpjekje tjetër vrasjeje, duke e përshkruar atë si ‘një grusht shteti’. Të paktën 23 persona, përfshirë një gjykatës të lartë dhe zyrtar të policisë, u arrestuan.

Joseph tani ka shpallur një “shtet rrethim” dy-javor duke vendosur ligjin ushtarak, duke ndaluar të gjitha fluturimet nga Port-Au-Prince dhe vulosjen e kufijve të vendit, ndërsa Republika Dominikane fqinje mobilizoi ushtrinë e saj për të ruajtur kufirin e vetëm tokësor të Haitit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat