Arrestohet pronari i fabrikës ku vdiqën 52 punëtorë

Bota

Arrestohet pronari i fabrikës ku vdiqën 52 punëtorë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Bangladesh e ka arrestuar pronarin e një fabrike ku së paku 52 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të enjten.

Abul Hashem, pronar i Hashem Foods, bashkë me katër djemtë e tij ishin mes tetë njerëzve që u dërguan në mbajtje të shtunën.

Policia ka thënë që të gjithë ata po ballafaqohen me akuza për vrasje.

Autoritetet kanë thënë që shumica prej tyre që kishin vdekur, kishin qenë të ngujuar brenda ndërtesës sepse hyrja kryesore kishte qenë e mbyllur.

Mes viktimave ka pasur edhe vëmijë, dhe me këtë rast është iniciuar edhe një hetim i posaçëm për punësim të fëmijëve.

Ministri i Punëve i Bangladeshit ka thënë që ka qemë më spital dhe i ka vizituar të mbijetuarit, mes tyre edhe një 14 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat