George W. Bush thotë se pasojat e tërheqjes së Biden nga Afganistani do të jenë "tepër të këqija" dhe kjo "ma thyen zemrën"

Bota

George W. Bush thotë se pasojat e tërheqjes së Biden nga Afganistani do të jenë "tepër të këqija" dhe kjo "ma thyen zemrën"

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:57
George W Bush

Ish-presidenti George W. Bush kritikoi tërheqjen e trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, duke paralajmëruar se pasojat do të jenë “tepër të këqija”, dhe duke e quajtur vendimin një “gabim”.

Ish-presidenti, gjatë një interviste me transmetuesin gjerman Deutsche Uelle, paralajmëroi se gratë dhe vajzat afgane “do të pësonin dëm të papërshkrueshëm”, shkruajnë mediat amerikane.

“Ky është një gabim”, tha Bush. “Ata thjesht do të lihen pas për t’u masakruar nga këta njerëz shumë brutalë dhe kjo ma thyen zemrën”.

Komentet e Bush vijnë pasi presidenti Joe Biden, javën e kaluar, tha se trupat amerikane do të jenë jashtë Afganistanit më shpejt sesa afati i tij i 11 shtatorit. Biden u tha gazetarëve javën e kaluar trupat amerikane do të jenë në shtëpi deri më 31 gusht.

“Në këtë kontekst, shpejtësia është siguri”, u tha Biden gazetarëve, duke shtuar se asnjë anëtar i vetëm ushtarak amerikan nuk ka humbur gjatë procesit të tërheqjes.

“Shtetet e Bashkuara bënë atë që ne shkuam të bënim në Afganistan – për të kapur terroristët që na sulmuan më 11 shtator dhe për t’i dhënë drejtësi Usama bin Ladenit”, vazhdoi ai. “Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin”.

Bush tha se ai nuk mendonte se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ishte “e nevojshme”, duke i thënë Fox Neës se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” që një “vakum” do të krijohet pa një prani të SHBA-së në rajon.

“Unë gjithmonë kam paralajmëruar që asnjë prani e SHBA-së në Afganistan do të krijojë një vakum dhe në atë vakum ka të ngjarë të vijnë njerëz që i trajtojnë gratë si qytetare të klasit të dytë”, i tha Bush. Ai shtoi se vendimi tashmë është marrë e duhet shpresuar se është i saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat