I dehuri hyn në det për të urinuar, peshkaqeni e sulmon për vdekje

Bota

I dehuri hyn në det për të urinuar, peshkaqeni e sulmon për vdekje

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një burrë i cili ishte nën ndikim të alkoolit vdiq pas një sulmi të tmerrshëm nga një peshkaqen, kur u fut në det për të urinuar në një plazh brazilian.

Marcelo Roxha Santos, 51 vjeçar, kishte duar dhe këmbë të kafshuara nga peshkaqeni të shtunën në Piedade në Jaboatao dos Guararapes. Ai më pas u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.

Sulmi ndodhi afër një zone të plazhit ku kishte pasur 12 të mëparshëm nga peshkaqenët.

Një roje shpëtimi ishte në detyrë në atë kohë, por nuk ishte në gjendje të parandalonte sulmin, shkruan DailyMail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat