Pamje të rënda: Vajza 1 vjeç plagoset në një ballafaqim me armë zjarri në një dyqan

Bota

Pamje të rënda: Vajza 1 vjeç plagoset në një ballafaqim me armë zjarri në një dyqan

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në qytetin e ‘dashurisë vëllazërore’ Philadelphia të SHBA’së, njëri prej qyteteve ku krimi ka shënuar rritje drastike. 120 fëmijë janë plagosë me armë zjarri në këtë qytet vetëm këtë vit, prej tyre 21 kanë rezultuar me vdekje.

Xhirimet e kanë kapur momentin kur vajza një vjeç plagoset në një dyqan në Philadelphia derisa situata me krimin po përshkallëzohet në këtë qytet amerikan.

Të shtëna me armë të shtunën e javës së kaluar ishin shkëmbyer nga brenda dhe jashtë dyqanit në perëndim të Philadelphia.

Vajza pritet të shërohet nga plagët sipas njoftimeve të autoriteteve.

Krimi dhe vrasjet në qytetin amerikan kanë shpërthyer në Philadelphia këtë vit, me 304 vrasje dhe më shumë 1200 njerëz të plagosur me armë zjarri. Së paku disa dhjetëra janë plagosur vetëm gjatë fundjavës së fundit, me tre të vrarë prej tyre.

Në fillim të muajit u thye edhe rekordi disa dekadash ku u tejkaluar shifra e 300 vrasjeve në këtë periudhë.

Krimi me armë zjarri dhe krimet e tjera të rënda janë përshkallëzuar në qytetet e mëdha amerikane, përfshi Chicago, ku numri i viktimave të krimeve me armë zjarri është rritur me 70 % vetëm në muajin mars në krahasim me vitin e kaluar. New York është tjetri metropol amerikan që po vuan këtë valë të krimit.

Los Angeles dhe San Francisko në bregun e kundërt të SHBA’së nuk po kalojnë aq mirë po ashtu me krizat e të pastrehëve dhe emigrimin e madh të bizneseve dhe klasës së mesme drejt shteteve më të qeta.

Nuk ju ka shpëtuar kritikëve konservator amerikanë se gjithë këto qytete udhëhiqen nga krahu demokrat për shumë vite, duke i akuzuar për keq menaxhim me politika të këqija sociale dhe armiqësore ndaj biznesit. Taksat e larta, kufizimet e mëdha rregullative ndaj sipërmarrësve dhe pafuqia e policisë për të ndërhyrë për shkak të ligjeve ka shtuar krimin. Në San Francisko ishte shembulli më i rëndë ku policia e qytetit kishte njoftuar se nuk do të arrestonte askënd për vjedhje nën 900 dollarë vlerë, ku njerëzit vidhnin paturp në dyqane menjëherë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat