Ndryshime të thella në raportin e lindjeve djem-vajza prej aborteve përzgjedhëse

Bota

Ndryshime të thella në raportin e lindjeve djem-vajza prej aborteve përzgjedhëse

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Abortet përzgjedhëse mbi bazë gjinore që janë mjaft të përhapura në pjesë të Evropës Juglindore dhe të Azisë Jugore dhe Lindore kanë çuar në ndryshime të thella në raportin e lindjeve djem-vajza.    

Deri në vitin 2030 në botë pritet të lindin rreth 4.7 milion më pak vajza. Shkaku për këtë është rritja e aborteve mbi bazë gjinore që ka çuar në disbalancë mes lindjeve të djemve dhe të vajzave.

Ky është rezultati i një studimi të botuar në British Medical Journal, në të cilin shqyrtohen efektet afatshkurtra dhe afatgjata të përzgjedhjes së gjinisë para lindjes. Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizoi të dhëna nga më shumë se tre miliardë lindje dhe përllogariti disa skenarë të mundshëm.

 

Image
Në shumë vende mbizotëron preferenca për pasardhës meshkuj

Sipas studiuesve gjatë 40 viteve të fundit në disa vende të Evropës Juglindore dhe të Azisë Jugore dhe Lindore është shtuar numri i aborteve selektive mbi bazë gjinore dhe ka ndryshime të thella në raportin e lindshmërisë djem-vajza.

Arsyeja për abortet përzgjedhëse është preferenca për pasardhës meshkuj, e cila është e ngulitur në kulturën e këtyre vendeve.

Studimi i botuar në "British Medical Journal" parashikon se deri në vitin 2030 mungesa e lindjeve të vajzave mund të çojë në një tepricë të djemve në rreth një të tretën e popullsisë së botës./DW

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat