Për mos reagimin ndaj përhapjes së infeksionit Kina dënon me gjobë 30 zyrtarë

Bota

Për mos reagimin ndaj përhapjes së infeksionit Kina dënon me gjobë 30 zyrtarë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Më shumë se 30 zyrtarë kinezë janë gjobitur dhe disa janë pushuar nga puna për shkak se nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate rritjes së fundit të vendit në infeksionin koronavirus.

Mes të pushuarve janë nënkryetari i bashkisë, krerët e rretheve të qytetit dhe komisionet shëndetësore, krerët e spitaleve, aeroporteve dhe sektorit të turizmit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez njoftoi se 94 raste të reja të transmetimit lokal të infeksionit u regjistruan në 24 orët e mëparshme.

Epidemia e fundit lidhet me aeroportin në qytetin lindor të Nanjing, ku një lloj delta më ngjitës i virusit është përhapur në mesin e punonjësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat