Korriku 2021 thyen rekord si muaji më i nxehtë ndonjëherë në Tokë

Bota

Korriku 2021 thyen rekord si muaji më i nxehtë ndonjëherë në Tokë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:14
Ilustrim

Bota theu një rekord të madh muajin e kaluar, pasi korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) - një "ndryshim i palakmueshëm" që mund të rrisë ankthin për ndryshimet klimatike.

"Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku 2021 e tejkaloi rekordin si muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë," tha administratori i NOAA, Rick Spinrad në një deklaratë, duke shtuar se ky rekord rrit shqetësimin për ndryshimin e klimës në glob.

Sipas NOAA, temperatura e kombinuar e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit në të gjithë botën ishte 1.67 gradë Fahrenheit mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 60.4 gradë, duke e bërë korrikun muajin më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimit 142 vjet më parë.

Në hemisferën veriore, temperatura e sipërfaqes së tokës ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë për korrikun, 2.77 gradë Fahrenheit mbi mesataren, duke kaluar përtej rekordit të mëparshëm të vendosur në vitin 2012.

Njoftimi i NOAA paraqiti një kolazh fotografish që ilustrojnë efektet e tmerrshme të ndryshimit të klimës, duke përfshirë përmbytjet, valët e nxehtësisë, thatësirën, uraganet dhe zjarret.

Lajmi vjen pak ditë pasi Kombet e Bashkuara publikuan një raport alarmues në lidhje me kërcënimin urgjent të ndryshimit të klimës (lexo këtu).

Efektet e ndryshimit të klimës po ndryshojnë planetin në mënyra që janë "të pashembullta" në mijëra vjet - në disa raste, qindra mijëra vjet - sipas raportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat