‘Ata po vijnë të më vrasin. Jam ulur dhe po i pres’! Kryebashkiakja rrëqeth me fjalët për talebanët

Bota

‘Ata po vijnë të më vrasin. Jam ulur dhe po i pres’! Kryebashkiakja rrëqeth me fjalët për talebanët

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 22:14
Zarifa Ghafari

"Jam ulur dhe po i pres"! Kryebashkiakja rrëqeth me fjalët:

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të zonjës Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, tanimë që i gjithë shteti është në duar të talebanëve.

“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.

"Jam ulur dhe po i pres"! Kryebashkiakja rrëqeth me fjalët:

“Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak.

Për të tillë postim ka reaguar dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Shumë e prekur, ajo thjesht shkruan: Absolutisht zemërthyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat