Kongresisti: Ambasada amerikane shkatërroi pasaportat e afganëve para largimit nga Kabuli

Bota

Kongresisti: Ambasada amerikane shkatërroi pasaportat e afganëve para largimit nga Kabuli

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:44
Kabul

Në nxitim për t’u larguar nga Kabuli përpara se talebanët të merrnin kontrollin, personeli i Ambasadës së SHBA-së ka shkatërruar dokumentet që përfshijnë pasaportat e afganëve që përpiqeshin të ikin.

“Takimet për viza dhe pasaporta në ambasadë janë anuluar dhe pasaportat që ishin në posedimin e ambasadës janë shkatërruar. Aktualisht, nuk është e mundur të ofrojmë ndonjë shërbim për viza në Afganistan”, ka thënë kongresisti Andy Kim.

“Departamenti i Shtetit i këshillon të gjithë personat që po presin për procedim, të gjejnë një strehë edhe të presin për informata të mëtejme. Ata nuk duhet të shkojnë në aeroport deri sa ata thirren të shkojnë dhe duket të ndjekin instruksionet me përpikëri”.

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se shkatërrimi i dokumenteve ishte “procedurë standarde e funksionimit” gjatë kësaj situate kritike dhe “nuk do t’i ndalojë njerëzit që kanë të drejtë evakuimi, të udhëtojnë”.

Zyrat e pasaportave në vend janë përmbysur nga radhë të gjata për javë, ndërsa afganët përpiqen të largohen para se talebanët të fillojnë udhëheqjen e plotë të vendit, shkruan Independent. 

Disa shtete, si Mbretëria e Bashkuar, kanë autorizuar lejimin e kërkuesve afganë për azil në Britani pa pasaportë, duke përdorur alternativa të tjera për t’i identifikuar.

Talebanët janë pajtuar që të mos ndërhyjnë në evakuimet e SHBA-së dhe Shtëpia e Bardhë ka premtuar të çojë “tërë forcën e ushtrisë së SHBA-së” nëse ata tërhiqen nga fjala e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat