Rreziku i madh për bashkëpunëtorët afganë të amerikanëve, të dhënat biometrike

Bota

Rreziku i madh për bashkëpunëtorët afganë të amerikanëve, të dhënat biometrike

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:27
Zabihullah Mujahid

Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i talebanëve, tha se civilët janë të sigurtë.

Sipas medias amerikane The Intercept, në duart e talebanëve kanë rënë tashmë aparatura të identifikimit biometrik që u japin atyre akses në një bazë të gjerë të të dhënavë të mbledhura nga ushtria amerikane dhe afgane, gjë që mund të paraqesë rrezik për të gjithë ata afghanë që kanë punuar me amerikanët apo autoritet ndërkombëtare në Afganistan.

Aparaturat biometrike HIIDE, nga të cilat 70 mijë janë futur në përdorim në Irak dhe Afganistan që prej vitit 2010, përdorin njohjen e fytyrës për të krijuar baza të dhënash dhe profilesh persona të caktuar.

Në fillim këto aparatura përdoreshin për të regjistruar personat që përbënin rrezik për ushtrinë amerikane, por më vonë ato u përdorën edhe nga burimet njerëzore të ushtrisë amerikane për të manaxhuar personelin afgan që punonte me ta.

Sigurisht, aksesi në këto të dhëna kërkon kompetenca të forta në dekriptimin e kodeve, kompetenca që talebanët mendohet se mund të mos i kenë aktualisht.

Por edhe pse talebanët kanë premtuar të mos hakmerren, rreziku qëndron se nëse ata vënë dorë në këto të dhëna dhe mund të godasin persona të caktuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat