Miratohet vaksina e parë kundër Covid-19 me licensë të përhershme nga FDA

Bota

Miratohet vaksina e parë kundër Covid-19 me licensë të përhershme nga FDA

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech, për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.

Kjo është vaksina e parë e koronavirusit e miratuar nga FDA.

“Vaksina është e njohur si Vaksina Pfizer-BioNTech COVID-19, e cila tani do të tregtohet si Comirnaty, për parandalimin e sëmundjes COVID-19 tek individët 16 vjeç e lart,” – tha FDA në njoftimin e saj.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se ky hap do të bindë më shumë njerëz të pavaksinuar, se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive.

Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.

Afro 51% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, por një rritje e infeksioneve e nxitur nga varianti ngjitës Delta ka prekur pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat