Australia shënon rekord të ri me numrin e rasteve me COVID-19, vendi vazhdon të jetë i mbyllur

Bota

Australia shënon rekord të ri me numrin e rasteve me COVID-19, vendi vazhdon të jetë i mbyllur

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:24
Foto

Gjatë 24 orëve të fundit në Australi janë shfaqur 1,323 raste të reja me COVID-19 duke u shënuar kështu një rekord i ri. Derisa atje janë duke vazhduar diskutimet që qytetarët të fillojnë të mësohen të jetojnë  në mesin e virusit. Kjo pasi ata janë në një mbyllje të përkohshme për ta luftuar koronavirusin.

Në shtetin e  Australisë i cili ka më së shumti banorë janë shfaqur 1,218 raste të reja me COVID-19, edhe pse për nëntë javë me radhë janë të mbyllur. Masa kufizuese e lëvizjes është duke vazhduar të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Drejtuesja e këtij shteti, Gladys Berejiklian, u zotua ta rihapë shtetin pasi të vaksinohen qytetarët nga mosha 16 vjeç kundër COVID-19.

Ajo deklaroi se shteti ka arritur në gjysmën e rrugës për të arritur objektivin për vaksinimin e popullsisë.

Victoria, shteti i dytë për nga numri i popullsisë, sot ka pasur 92 raste të reja me koronavirusin. Po ashtu edhe kjo pjesë e Australisë është në bllokim, drejtuesi i këtij vendi, Daniel Andreës, ka thënë se bllokimi do të zgjasë dhe se nuk dihet deri kur.

“Ne kemi parë shumë raste të reja sot, hapjen e vendit do ta konsiderojmë javën që vjen”,ka thënë Andreës.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, u ka bërë thirrje shteteve të rihapin kufijtë e tyre sapo të arrihet objektivi i vaksinimit të 710 përqind të popullsisë duke filluar nga 16 vjeçarët.

Deri tani në Australi janë vaksinuar 33.7 përqind e qytetarëve, deri në mes të nëntorit pritet të vaksinohen 80 përqind e popullsisë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat