Një fëmijë vdes nga zjarri që shkaktoi skuteri elektrik i cili po karikohej gjatë natës

Bota

Një fëmijë vdes nga zjarri që shkaktoi skuteri elektrik i cili po karikohej gjatë natës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një djalë nëntëvjeçar ka vdekur nga zjarri i shkaktuar nga një skuter elektrik që ishte lënë për t’u karikuar gjatë natës.

Djali i identifikuar si Remi Miguel Gomez Hernandez, vdiq në vendngjarje dhe disa persona të tjerë u lënduan në ndërtesën trekatëshe të Queens në New York, të mërkurën.

Sipas një deklarate të zjarrfikësve, zjarri filloi rreth orës 2 të mëngjesit. 

Ata punuan “heroikisht” për të larguar 14 persona nga ndërtesa. “Fatkeqësisht një nga njerëzit që ata hoqën ishte një djalë 9-vjeçar i cili vdiq në atë zjarr”, tha njëri nga zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat