Momenti kur trevjeçari që u gjet në shkurret australiane ritakohet me nënën e tij

Bota

Momenti kur trevjeçari që u gjet në shkurret australiane ritakohet me nënën e tij

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:40
Pamje nga video

Trevjeçari Anthony “AJ” Elfalak tanimë është me familjen e tij, ku po rikuperohet pasi u zhduk në shkurret australiane për katër ditë.

Bëhet fjalë për djalin trevjeçar i cili ishte zhdukur në shkurret australiane katër ditë më parë dhe për fat të mirë thuhet se është gjetur në gjendje të mirë.

Sipas mediave të huaja,  Anthony “AJ” Elfalak u vu re nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes së tij në zonën rurale të Uellsit të Ri Jugor.

Djali i vogël, i cili ka autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten dhe familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.

Por shpëtimtarët gjetën AJ në një breg lumi rreth 500 metra nga shtëpia e tij në pronën e madhe në Putty, në veri të shtetit.

Ndërkohë janë publikuar pamjet ku ai shihet duke ritakuar nënën e tij, pas katër ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat