Anija e parë pa kapiten dhe ndotje në oqean

Bota

Anija e parë pa kapiten dhe ndotje në oqean

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Kompania “Yara International” në Norvegji njoftoi në fund të gushtit se anija e parë pa kapiten dhe emetim zero është gati nga viti 2022 dhe të gjitha lëvizjet e saj do të kontrollohen ekskluzivisht përmes qendrave të kontrollit në tokë.

Risia e saj nuk qëndron në faktin se është plotësisht autonome, pasi një kompani finlandeze ndërtoi anijen e parë plotësisht autonome në 2018.

Përkundrazi, novacioni i “Yara International” është se ndërton anijen e parë të transportit plotësisht elektrike. Anija, e quajtur “Yara Birkenland” është ndërtuar për të zvogëluar emetimet e gazrave dhe për të rritur transportin e ngarkesave nga deti.

Industria kontribuon me rreth 2.5% në 3% në totalin e emetimeve globale. Në Norvegji, energjia elektrike prodhohet pothuajse tërësisht nga energjia hidroelektrike. Është një lloj energjie e pastër në lidhje me lëndët djegëse, por prapë prodhon ndotës në nivele të ulëta.

Ideja për dizajnin e anijes filloi në 2017 dhe u ndërtua në bashkëpunim me kompaninë teknologjike “Kongsberg Maritime” dhe kompaninë e ndërtimit të anijeve “Vard”. Mund të mbajë 103 kontejnerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat