Meksika goditet nga dy katastrofa natyrore

Bota

Meksika goditet nga dy katastrofa natyrore

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Dy katastrofa natyrore goditën Meksikën gjatë 24-orëve të fundit, një përmbytje në rajonet qendrore dhe një tërmet i magnitudës 7.1 Rihter në brigjet jugperëndimore.

Bilancin më të rëndë deri më tani e shkaktuan përmbytjet me 17 të vdekur.

Përmbytjet goditën qytetin e Tulës në shtetin federal të Higalgos. 

Shumica e viktimave janë pacientë  në gjendje të rëndë, të cilët e patën të pamundur të largoheshin në kohë nga një spital që u përmbyt menjëherë nga ujërat e furishëm.

Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të Mërkure, tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.1 Rihter goditi qytetin e Akapulkos dhe u ndje deri në kryeqytetin Meksiko, duke shkaktuar të paktën 1 viktimë.

Banorët braktisën ndërtesat të terrorizuar dhe dolën rrugëve, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, ku mes rrënojave mund të ketë edhe viktima të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat