Ekuadori do të falë mijëra të burgosur pas trazirave në një burg ku u vranë 118 persona

Bota

Ekuadori do të falë mijëra të burgosur pas trazirave në një burg ku u vranë 118 persona

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:45
Foto

Ekuadori planifikon të falë dhe të zbusë mijëra dënime në mënyrë që të lirojë hapësirën në burgjet e vendit, pas një trazire vdekjeprurëse në një burg në qytetin bregdetar të Guayaquil këtë javë.

Sipas CNN, drejtori i agjencisë së burgjeve të Ekuadorit, SNAI, Bolivar Garzon, tha të premten se deri në 2,000 të burgosur, përfshirë të moshuar, gra dhe ata me aftësi të kufizuara dhe sëmundje terminale, do të kenë përparësi në listën e faljeve për lirim derisa shtetasit e huaj do të dëbohen.

“Për momentin, 82 raste janë duke u përpunuar”, tha Garzon, duke shtuar se SNAI do t’i dorëzonte të huajt te qeveria ekuadoriane për të mbikëqyrur riatdhesimin e tyre.

Hetimet janë ende duke vazhduar në burgun Litoral në Guayaquil, pasi përplasjet e dhunshme midis bandave rivale në objektin e sigurisë së lartë kanë lënë të vdekur 118 të burgosur dhe disa të plagosur të martën.

Sipas ministres së Brendshme të Ekuadorit, Alexandra Vela, ekipi i kriminalistikës i Policisë Kombëtare ka arritur të identifikojë 41 viktima dhe po punon për identifikimin e 77 kufomave të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat