Kryeministrja e këtij shteti tregon vendimin: Strategjia e karantinimit të rreptë nuk dha asnjë rezultat kundër virusit

Bota

Kryeministrja e këtij shteti tregon vendimin: Strategjia e karantinimit të rreptë nuk dha asnjë rezultat kundër virusit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:10
Jacinda Ardern

Zelanda e Re ka filluar të distancohet ngavendosja e masave anti- COVID dhe nga karantinimi. Në fakt, pasi filloi pandemia ky vend mbylli kufijtë e saj, e u raportuan vetëm 4409 raste dhe 27 vdekje.

Por me rishfaqjen e variantit Delta, numri i rasteve të reja filluan të rriten në mënyrë drastike. Varianti Delta e çoi Oaklandin drejt mbylljes së dytë.

Edhe pse për gjashtë javë pati masa të rrepta që përfshinin kufizimin e rreptë të lëvizjes, Zelanda e Re ka raportuar për 24 raste të reja.

Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern pranoi se kufizimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat sa i përket zvogëlimit të numrit të rasteve të reja.

“Në masë të madhe e kemi vënë nën kontroll pandeminë, por me variantin Delta, strategjia “zero COVID-19” është vështirë të ndodhë”, ka pranuar kryeministrja Ardern.

Gjithashtu theksoi se masat e rrepta të kufizimit të lëvizjes nuk kanë arritur të zvogëlojnë dukshëm numrat, e me shfaqjen e variantit Delta vetëm sa është përkeqësuar situata.

Megjithatë Ardern nuk ankohet që në 18 muaj nuk e ka ndryshuar këtë strategji, pasi ka arritur të shpëtojë shumë jetë.

“Eliminimi ka qenë i rëndësishëm sepse nuk kemi pasur vaksina, kurse tani i kemi”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat