Në Afrikë do të fillojë vaksinimi i fëmijëve kundër malaries

Bota

Në Afrikë do të fillojë vaksinimi i fëmijëve kundër malaries

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Fëmijët në pjesën më të madhe të Afrikës do të vaksinohen kundër malaries, derisa kjo shënon momentin historik në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Sipas BBC,  Malaria ka qenë një nga sëmundjet më të mëdha të njerëzimit, dhe kryesisht vret foshnjat dhe fëmijët.

Të kesh një vaksinë – pas më shumë se një shekulli përpjekje – është ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë.

Vaksina – e quajtur RTS, S – rezultoi efektive gjashtë vjet më parë.

Tani, pas suksesit të programeve të imunizimit pilot në Gana, Kenia dhe Malawi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksina duhet të aplikohet në të gjithë Afrikën nën-Saharaiane dhe në rajonet e tjera me transmetim të lartë dhe të moderuar të malaries.

Drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “një moment historik”.

“Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim për shkencën, shëndetin e fëmijëve dhe kontrollin e malaries”, tha ai. “Vaksina mund të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra të rinjve çdo vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat