Mjafton vetëm 2 për qind e pasurisë së Elon Musk që askush të mos vdesë nga uria në botë

Bota

Mjafton vetëm 2 për qind e pasurisë së Elon Musk që askush të mos vdesë nga uria në botë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:29
Elon Musk

Një grup i vogël personash ultra të pasur mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të urisë në botë me vetëm një fraksion të vlerës së tyre neto, thotë drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së.

“6 miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nëse nuk i ndihmojmë nuk është kaq e komplikuar”, tha David Beasley në një intervistë për CNN, ndërsa përmendi emrat e Jef Bezzos dhe Elon Musk.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s,Elon Musk ka një vlerë neto prej afro 289 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, që do të thotë se Beasley po kërkon një dhurim prej vetëm 2% të pasurisë së tij.

Pasuria e miliarderëve amerikanë thuajse është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke qëndruar në shifrat prej 5.04 trilion dollarë në muajin tetor.

Gjysma e popullsisë së Afganistanit, 22.8 milionë njerëz, përballet me një krizë akute urie, sipas një raporti të publikuar të hënën.

Papunësia dhe kriza e likuiditetit do të thotë se vendi po kalon në prag të një krize humanitare dhe 3.2 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik, përfundoi raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat