IS merr përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin e Ugandës

Bota

IS merr përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin e Ugandës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:57
Pamje nga kryeqyteti i Ugandës, Kampala.

Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e së martës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Së paku tre njerëz mbetën të vrarë dhe mbi 30 u plagosën, tha policia e këtij vendi.

Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë pranë Parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.

“Kërcënimet me bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë, Fred Enanga.

Shteti Islamik tha përmes një deklarate në kanalin e tij në Telegram, se anëtarët e tij qëndrojnë pas shpërthimeve.

Zyrtarët e Ugandës i fajësuan Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup ky rebel që ka shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik në vitin 2019.

ADF-ja fillimisht është formuar në Ugandë, por tani e ka qendrën në Republikën Demokratike të Kongos./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat