Tajvani nuk është shtet, Kina ul marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë

Bota

Tajvani nuk është shtet, Kina ul marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Kina ul marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në nivelin e të ngarkuarit me punë

Pa marrë parasysh kundërshtimin e ashpër të palës kineze, qeveria e Lituanisë i lejoi autoritetet tajvaneze të krijojnë "zyrën përfaqësuese të Tajvanit në Lituani".

Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës bëri një deklaratë, ku shpalli vendimin për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Lituaninë në rang të ngarkuarish me punë.

Në deklaratë thuhet se në botë ka vetëm një Kinë dhe Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme e Kinës. Parimi i”Një Kine" është konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përbërë bazën politike të marrëdhënieve midis Kinës e Lituanisë.

Pa marrë parasysh qëndrimin serioz të palës kineze, qeveria e Lituanisë i lejoi autoritetet tajvaneze të krijojnë zyrën përfaqësuese në Lituani, duke krijuar një precedent të keq në arenën ndërkombëtare.

Për shkak të prishjes së bazës politike të marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh nga Lituania, qeveria kineze detyrohet t’i ulë marrëdhëniet diplomatike dypalëshe në nivel të ngarkuarish me punë.

Qeveria e Lituanisë duhet të mbajë përgjegjësinë për të gjitha pasojat e sjella nga ky veprim. Lituania nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e fortë të palës kineze për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të tërësisë territoriale të vendit.

Tajvani nuk është një shtet dhe forcat e pavarësisë së Tajvanit nuk mund ta ndryshojnë faktin historik që pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat