EMA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët nga mosha 5 deri në 11-vjeç

Bota

EMA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët nga mosha 5 deri në 11-vjeç

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Agjencia Evropiane për Barna, ka miratuar sot përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët nga mosha 5 deri në 11-vjeç.

Disa vende përfshirë SHBA-të dhe Kinën, gjithashtu kanë miratuar përdorimin e vaksinës për ata që janë nën moshën 10-vjeçare.

Vaksina do të jepet në dy doza prej 10 mikrogramë, ku pauza mes dozave duhet të jetë tri javë, ka porositur EMA.

Në anën tjetër është bërë e ditur se vaksina e Pfizer për të rritur ka 30 mikrogramë, që do të thotë se për fëmijët do të jepet nga 10 mikrogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat