Luftanija fundoset akoma pa filluar lundrimin e parë, çfarë po ndodhë me anijen iraniane?

Bota

Luftanija fundoset akoma pa filluar lundrimin e parë, çfarë po ndodhë me anijen iraniane?

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:51

Një luftanije iraniane që ishte ankoruar në Gjirin Persik, duket se është fundosur akoma pa e braktisur portin detar.

Mediat iraniane gjatë gushtit me krenari kishin publikuar pamjet e anijes Talajeh, që ishte ankoruar jolarg portit Bandar Abbas në jug të Iranit.

Besohet se anija në bazën e marinës iraniane ishte në fazën e fundit të ndërtimit dhe duhej të ishte i gatshme për shfrytëzim në fund të vitit.

Në videot që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet anija e vendosur në pjesën anësore në port. Se çfarë ka ndodhur me anijen dhe sa është dëmtuar akoma nuk dihet.

Talajeh sipas mediave iraniane do të duhej të shërbente për “mbledhjen e informacioneve nga shërbimet e caktuara në terren”. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat