Muratov fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe: Diktaturat shpijnë në luftë

Bota

Muratov fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe: Diktaturat shpijnë në luftë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:06
Muratov fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe: Diktaturat shpijnë në luftë

Udhëheqësit autoritarë po minojnë median dhe institucionet demokratike në rrezik të paqes”, deklaroi Dmitry Muratov, një fitues i përbashkët i Çmimit Nobel për Paqen 2021, përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve në kryeqytetin e Norvegjisë.

Muratov, kryeredaktor i gazetës së pavarur ruse ‘Novaya gazeta’ dhe Maria Ressa e faqes së lajmeve filipinase ‘Rappler’ fituan çmimin ‘për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme’”, tha Komiteti Norvegjez i Nobelit kur shpalli çmimin në tetor.

E Muratov në një konferencë për media në Oslo deklaoi se diktatura çon në luftë.

Mungesa e besimit në demokraci do të thotë që, me kalimin e kohës, njerëzit i kthejnë shpinën demokracisë, ju do të merrni një diktator dhe diktatura të çon në luftë,” tha ai.

Disa autoritete dhe qeveri investojnë në gënjeshtra dhe jo në gazetari”, shtoi ai.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se ky çmim është për të gjithë komunitetin e gazetarëve. Tani po kalojmë një vështirësi”, tha Muratov, i cili ka qenë kryeredaktor i gazetës Novaya për 24 vjet.

Gazeta është një nga mediat e pakta të mbetura të pavarura të Rusisë.

Që nga themelimi i saj në vitin 1993, gjashtë nga gazetarët “Novaya gazeta” janë vrarë, përfshirë Anna Politkovskaya-n, raportimi i së cilës ekspozoi korrupsionin e nivelit të lartë në Rusi dhe abuzimet e të drejtave në republikën e Kaukazit të Veriut të Çeçenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat