​Presidenti afrikano-jugor rezulton pozitiv me COVID

Bota

​Presidenti afrikano-jugor rezulton pozitiv me COVID

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 08:11
Cyril Ramaphosa

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, është duke u trajtuar për COVID-19 pasi rezultoi pozitiv të dielën, tha zyra e presidencës në një deklaratë.

Me këtë rast, Ramaphosa i ka deleguar të gjitha përgjegjësitë zëvendëspresidentit David Mabuza.

Ramaphosa "filloi të ndihej keq pasi u largua nga Shërbimi Përkujtimor Shtetëror për nder të ish-zëvendëspresidentit FW de Klerk në Cape Town", thuhet në deklaratën e presidencës.

Ai megjithatë është "në gjendje të mirë" dhe po monitorohet nga Shërbimi Shëndetësor Ushtarak i Forcave Kombëtare të Mbrojtjes së Afrikës së Jugut.

"Presidenti Ramaphosa thotë se infeksioni i tij shërben si një paralajmërim për të gjithë njerëzit në vend që të vaksinohen dhe të qëndrojnë vigjilentë ndaj ekspozimit. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital," thuhet në deklaratë.

Afrika e Jugut, ku shkencëtarët identifikuan variantin e ri Omicron, së fundmi ka hyrë në valën e saj të katërt të pandemisë. Pak më shumë se 25% e vendit është vaksinuar plotësisht.

Ramaphosa, i cili është plotësisht i vaksinuar, së fundmi është kthyer nga një udhëtim në Afrikën Perëndimore. Ai rezultoi negativ për COVID-19 pas kthimit të tij në Johanesburg më 8 dhjetor, sipas zyrës së tij.

Presidenti tani është në izolim në Cape Town.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat